
Dritat treguese
Përfundimi i programit Ndizet kur mbaron programi i larjes. Funksionet ndihmëse:
• Niveli i zbutësit të ujit.
• Aktivizimin/çaktivizimin e sinjaleve të dëgjueshëm.
• Aktivizimi/çaktivizimi i folesë së shpëlarësit.
• Nëse pajisja ka një keqfunksionim tingëllon një alarm.
1) Kur mbajtësi i kripës është bosh, drita treguese përkatëse nuk ndizet kur një program larje është në
punë.
Butoni i përzgjedhjes së programit
Me anë të këtyre butonave mund të zgjidhni
programin e larjes. Shtypni një buton
programi, drita treguese përkatëse do të
ndizet. Referojuni kapitullit 'Programet e
larjes' për hollësi të mëtejshme lidhur me
programet e larjes.
Butoni i shtyrjes së programit
Përdorni butonin e shtyrjes së programit për
të shtyrë fillimin e programit të larjes me një
interval prej 3, 6 ose 9 orësh. Referojuni
kapitullit 'Vendosja dhe startimi i një programi
larjeje.
Butonat e funksionit
Përdorni butonat e funksioneve për këto
veprime:
• Për të vendosur zbutësin e ujit. Referojuni
kapitullit 'Vendosja e zbutësit të ujit'.
• Për të aktivizuar/çaktivizuar sinjalet e
dëgjueshme. Referojuni seksionit 'Sinjalet
e dëgjueshme'.
• Për të aktivizuar/çaktivizuar funksionin
multitab. Referojuni kapitullit 'Funksioni
Multitab'.
• Për të aktivizuar/çaktivizuar folenë e
shpëlarësit kur funksioni multitab është
aktiv. Referojuni kapitullit 'Funksioni
Multitab'.
• Për të anuluar programin e larjes në proces
ose shtyrjen e programit në proces.
Referojuni kapitullit 'Zgjedhja dhe fillimi i një
programi larjeje'.
Regjimi i vendosjes
Pajisja duhet të jetë në regjimin e vendosjes
për këto veprime:
• Për të vendosur programin e larjes.
• Për të vendosur nivelin e zbutësit të ujit.
• Për të çaktivizuar/aktivizuar sinjalet
akustike.
• Për të aktivizuar/çaktivizuar folenë e
shpëlarësit.
Shtypni butonin Ndiz/Fik. Pajisja është në
regjimin e vendosjes kur:
• Gjithë dritat e programeve ndizen.
Shtypni butonin Ndiz/Fik. Pajisja nuk është
në regjimin e vendosjes kur:
• Vetëm drita e një programi ndizet.
• Është vendosur një program larjeje. Është
e nevojshme të anuloni programin për t'u
kthyer te regjimi i vendosjes. Referojuni
kapitullit 'Zgjedhja dhe fillimi i një programi
larjeje'.
Sinjalet akustike
Mund të dëgjoni një sinjal akustik:
• Në përfundim të programit të larjes.
• Gjatë vendosjes së nivelit të zbutësit të ujit.
• Kur pajisja ka një keqfunksionim.
Aktivizimi i sinjaleve akustike është vendosur
që në fabrikë.
Ndiqni këta hapa për të çaktivizuar sinjalet
akustike:
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në regjimin e
vendosjes.
3. Shtypni dhe mbani shtypur butonat B dhe
C derisa dritat treguese të butonave të
funksionit A , B, dhe C të fillojnë të
pulsojnë.
4. Shtypni butonin e funksionit C.
– Dritat treguese për butonat e
funksioneve A dhe B fiken.
– Drita treguese për butonin e funksionit
C fillon të pulsojë.
– Drita treguese e përfundimit të
programit do të ndizet.
Sinjalet akustike aktivizohen.
5. Shtypni përsëri butonin e funksionit C.
– Drita treguese e mbarimit të programit
fiket.
Sinjalet akustike çaktivizohen.
6. Fikni pajisjen për të ruajtur procesin.
Ndiqni këta hapa për të aktivizuar sinjalet
akustike:
electrolux 5
Comentários a estes Manuais